"Ka ndryshuar 100%, as veten nuk e njeh", Milaim Zeka flet për Marina Vjollcën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 22:46
Ish-deputeti, Milaim Zeka, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin "Glamour Zone" në Rtv Ora, ku përballë moderatores Ester Bylyku lëshoi disa deklarata të forta.
Ai tha se do të dëshironte jnë lidhje tranzit me Bleona Qerretin nëse nuk do të ishte i martuar.
Tha se sipas mendimit të tij, Donald Veshaj, nuk di të bëjë seks, e mëpas foli për moderatoren Ester Bylyku.
Gjatë një kuizi që kishte përgatitur moderatorja Ester Bylyku, Milaim Zeka, përmendi dhe Marina Vjollcën.
Ester i tregoi Milaimit disa nga fotot e figurave publike përpara ndërhyrjeve kirurgjikale, dhe e pyeti nëse i njeh.
Kur pa Marinën, ish-deputeti nuk e njohu, dhe tha:
"Kjo më duket shumë e ngrysur. Ka ndryshuar 100%, garant që as veten nuk e njeh."
