VIDEO/ Modelja dhuron spektakël, del nudo në skenë dhe "vesh" fustanin prej spraji
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 13:27
Modelja Bella Hadid ka dhuruar një spektakël të vërtetë në javën e Modës në Paris, pasi fustani iu ndërtua në skenë përmes një spraji.
Bella "veshi" fustanin e bardhë “magjik” duke e sperkatur në trupin e saj ndërsa ishte në pistë.
Supermodelja 25 vjeçe, dhe fustani i saj latex DIY bëri bujë pas paraqitjes së tyre në shfaqjen e modës Coperni të premten (30 shtator).
Veshja dhe performanca shoqëruese e Hadid u quajt një "festim i siluetave të grave nga shekujt e kaluar" nga dizajnerët e Coperni.
Sipas raporteve të huaja, ata përdorën Fabrican, një material spërkatës që ngurtësohet në një pëlhurë.
Iconique dans l’histoire de la mode ! #Coperni peint une robe directement sur le corps de @bellahadid ???? #pfw #bellahadid pic.twitter.com/ntxIpo9LEm
— Vogue France (@VogueFrance) September 30, 2022
