"E kam shoqe por nuk e njoha", Milaim Zeka çuditet kur sheh fotot e Arjola Demirit përpara ndërhyrjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 22:43
Milaim Zeka ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin "Glamour Zone" në Rtv Ora, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka bërë disa deklarata bombastike.
Ai u shpreh se sipas mendimit të tij Donald Veshaj nuk di të bëjë seks, dhe se nëse Edi Rama do ta ''kapte nga veshi'', në studiot televizive siç bën me gazetarët e tjerë, Milaimi do të ishte zhveshur lakuriq pa brekë.
Por ish-deputeti, iu nënshtrua dhe një kuici që moderatorja Ester Bylyku kishte përgatitur për të.
Ajo i ka treguar disa personazhe shumë të njohur të skenës shqiptare, përpara ndërhyrjeve.
Ndër to ishte dhe aktorja tropojane Arjola Demiri.
Milaim Zeka tha: "Shoqe e kam Arjolën por nuk e njoha, përpara operacioneve. Ka ndryshuar shumë."
