Muzikë me harqe nga “StrinGirls”
Violinistet Aiola Laska, Xhjesi Mera, Xhanina Çela në emisionin “Jeto me Orën” treguan rreth rrugëtimit të tyre në muzikë dhe se si ato krijuan grupin e tyre.
Xhanina Çela thotë se i është falënderuese prindërve që e futën në rrugën e artit dhe që e vijoi atë.
Në kohën e studimeve ata krijuan grupin e tyre. Në fillim ishin 4 vajza por njëra prej tyre u shkëput për arsye shëndetësore.
Por çarë i mban bashkë tre violinistet?
Aiola thotë se ata i lidhin intersat në fillim më pas dhe pasioni. Sakaq Xhanina thotë se ndoshta ishte dhe fati, që i bëri bashkë.
Për ta fillimet ishin frymëzuese.
“Ka qenë një projekt që na frymëzoi. Më pas me kalimin e kohës u shtua dëshira”, tha Xhjesi.
Fillimisht kanë luajtur muzikë klasike por më vonë edhe rryma të tjera.
"Ne e dëgjonim këtë rrymë. Publiku e ka pëlqyer dhe ne ndihemi aq mirë sepse është një emocion shumë i madh", Xhanina Çela.
Sakaq ata thonë se fakti që janë të ndryshme i ka bërë të gjejnë balancën për tu kuptuar.

