"Bashkimi gjerman në kohë krize", tri ditë festime për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë

Në festimet e përvjetorit të 32-të bashkimit gjerman presidenti gjerman, Steinmeier dhe kancelari, Olaf Scholz apelojnë popullit të tyre për unitet dhe vendosmëri për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë së rifituara bë 3 tetor të vitit 1990.

Gjermania përkujton këtë 3 tetor 32 vjetorin e ribashkimit të saj. Në kuadër të festimeve që këtë vit zhvillohen nën hijen e luftës në Ukrainë dhe krizës aktuale të energjisë dhe çmimeve në Gjermani, mjaft politikanë kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror në vend dhe mbrojtjen vendosmëri të lirisë dhe demokracisë.

Këtë 3 Tetor festimet zhvillohen në Erfurt me një ceremoni ku merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier dhe kancelari, Olaf Scholz, presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, kryeministri i landit të Tyringjisë, Bodo Rameloë e politikanë të tjerë të nivelit të lartë e personalitete nga jeta publike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Bashkimi Gjerman është një dhuratë për ne të gjithë" është shprehur kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey në përvjetorin e 32-të të bashkimit gjerman.

"Pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit si një rast unik fatlum i historisë, vendi ynë, Europa dhe e gjithë bota u zhvillua për mirë."

Këto arritje duhen mbrojtur, ka thënë Giffey. Kurse kreu i grupit parlamentar të CDU, Kai Wegner e quajti 3 Tetorin një ditë gëzimi për Gjermaninë.

Ndarja e Berlinit ka marrë fund, tani duhet të përfundojë ndarja e brendshme, ka thënë kreu i grupit parlamentar të CDU, i cili ka kërkuar që "në krizën e çmimeve të energjisë duhet të qëndrojmë së bashku si popull".

Krizën aktuale të energjisë kryeministrat e landeve lindore gjermane në ditën e bashkimit gjerman e shikojnë luftën në Ukrainë si rrezik për sukseset e arritura në rindërtimin e lindjes gjermane.