Polonia e Finlanda kundër aneksimit rus, ministrat e jashtëm takohen me ambasadorët rusë

Shpallja e aneksimit rus të 4 rajonevee të Ukrainës nga ana e Kremlinit kanë zgjuar reagimet e Perëndimit. Minstrat e jashtëm të Finlandës dhe Polonisë u takuan ambasadorët rusë në vendet e tyre, ku ua bënë të qartë edhe njëherë mos njohjen e referundumeve dhe se dënojnë veprimet e Rusisë.

Në një kohë kur presidenti Vladimir Putin zotohet se Rusia i ka tashmë 4 rajonet e reja të territorit të Ukrainës, Finlanda dhe Polonia dënojnë këtë përpjekje për aneksimin e territoreve ukrainase.

Kreu i diplomacisë finlandeze Pekka Haavisto thirri në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorin rus të akredituar në Finlandë ku i shprehu dënimin më të ashpër për referendumet e rreme dhe shpalljen e aneksimit të paligjshëm të rajoneve të pushtuara ukrainase nga Rusia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme thekson se Haavisto e cilësoi votimin rus si një shkelje të hapur e sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial dhe Kartës së OKB-së.

Po këtë të hënë, edhe zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, u shpreh për mediat se zhvilloi një takim rreth orës 11 të paraditës më ambasorin rus në vendin e tij ku ka dënuar veprimet e javës së kaluar të Rusisë.

Më 30 shtator Vladimir Putin nënshkroi dekretet që zyrtarizojnë aneksimin e 4 rajoneve Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, si edhe emëroi lider përktës rus për secilin. Këto katër territore krijojnë një korridor të rëndësishëm në mes të Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar në vitin 2014.

Në këto kushte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këroi një anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, megjithatë Jens Stoltenberg është shprehu se kjo të ndodhë duhet votimi unanimi të gjitha shteteve anëtare.

Ashtu sic ka vepruar dhe në fillim, perëndimi ka reaguar pëmres sanksioneve të ashpra ekonomike, të cilat janë përforcuar edhe më tej.

Kryeministrja britanike Liz Truss, presidenti i SHBA-së Joe Biden, presidneti Turk Recep Taip Erdogan janë shprehur se nuk do t'i njohin kurrsesi rezultatet e referendumeve, teksa i kërkojnë të tërhiqet nga kjo luftë vrastare.