Zgjedhjet në Brazil, kush do të jetë presidenti i ardhshëm

Brazili ka shkuar në balotazh për zgjedhjet e presidentit të ri që do të qeverisë vendin. Raundi i dytë është mes krahut të majtë me Luiz Inacio Lula da Silva dhe presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Zgjedhjet në Brazil po shkojnë në një raund të dytë në të cilin krahu i majtë me Luiz Inacio Lula da Silva do të përballet me presidentin aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Lula kishte fituar 48% kundrejt 43% të Bolsonaros - një rezultat shumë më i afërt se sa kishin sugjeruar sondazhet.

Por Lula nuk arriti më shumë se 50% të votave të vlefshme të nevojshme për të parandaluar balotazhin.

Votuesit tani kanë katër javë për të vendosur se cili nga të dy duhet të udhëheqë Brazilin. Zgjedhja e një presidenti në raundin e parë ka ndodhur për herë të fundit 24 vite më parë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por presidenti Bolsonaro dhe Lula u kishin dhënë mbështetësve të tyre shpresë se ata mund të arrinin pikërisht këtë gjë.

Për Lulën - i cili nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e 2018, sepse ishte në burg pasi u dënua për akuza korrupsioni - kjo paraqet një rikthim të jashtëzakonshëm.
Dhe presidenti Bolsonaro, për të cilin sondazhet kishin treguar se ishte shumë pas Lulës, do të gëzohet për faktin se ai u tregoi se anketuesit e kishin gabim, ashtu siç kishte parashikuar që do ta bënte.

Kjo është një dramë prej vitesh. Dy politikanët janë rivalë të mëdhenj dhe fushatën e tyre, pjesën më të madhe kanë përdorur fyerje ndaj njëri-tjetrit.

Në debatin e fundit televiziv përpara votimit, Presidenti Bolsonaro e quajti Lulën një hajdut, në lidhje me akuzat për korrupsion që e futën në burg për 580 ditë përpara se të anulohej dënimi.

Lula, nga ana tjetër, e ka etiketuar zotin Bolsonaro një "të çmendur".