A po shkohet drejt një recesioni global? Ja çfarë thotë eksperti

Në një  intervistë për RTV ORA, eksperti i ekonomisë, Igli Tola u shpreh se kriza ekonomike është një krizë e lashtë, rezistente që u bë e dukshme nga lufta.

Sipa tij rezultati final nuk dihet por ajo nga e cila varet e ardhmja është shpejtësia me të cilat merren politikat.

Igli Tola: Është një situatë dinamike. Rezultati final nuk dihet. Analistët ndërkombëtar tregojnë se gjasat që ekonomia e eurozonës të kalojë në recesion është 60 për qind. E njëjta gjë vlen dhe për vendin tonë. Është një krizë shumëplanëshe. Është situate e luftës që ka sjellë gjithë këto problematika dhe embargo ndikojnë. Është një krizë që ka prekur çdo ekonomi. Nuk është thjesht lufta, është lufta që bën të duket brishtësia ekonomike europiane. Nuk lidhet thjesht me monedhën europiane. Ajo që e bën të shpaloset monedha është mosdakordësia mes vendeve europiane. Kriza ekonomike, një krizë e lashtë, rezistente që u bë e dukshme nga lufta.

“Në kriza të tilla suksesi i politikave varet nga shpejtësia me të cilat merren politikat dhe dakordësia për ti vënë në zbati”, tha Tola.