Miliarderes i humb qeni, 10 mijë £ shpërblim kush e gjen

Një kërkim për qenin më të famshëm dhe më të kushtueshëm ka nisur prej më shumë se dy javësh në Paris.

 Bëhet fjalë për qenin e Paris Hiltonin milionerja e cila duket se po hedh mjaft para vetëm që të gjejë Chihuaua-n e saj, 10 mijë shpërblim kush e gjen.

Ekspertët tashmë besojnë se chihuaua Diamond është rrëmbyer nga një kojotë e me shumë mundësi nuk do të gjendet kurrë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një burim i përfshirë ngushtë në operacionin kërkimor, i cili filloi më 14 shtator kur Hilton ishte larg shtëpisë së saj 8 milionë paund në Hollyëood Hills, një punëtor besohet të ketë lënë një derë anësore të hapur.

 "Nuk po duket mirë. Ka qenë një gjueti masive me publicitet global, por ne nuk kemi pasur një pamje të vetme. Zakonisht në një rast si ky ka shikime të shumta nëse një qen është duke bredhur lirshëm.

Nëse Diamond Baby do të ishte rrëmbyer, ne do të prisnim një kërkesë për shpërblim deri tani. Por nuk ka pasur asnjë thirrje.

Është shumë e trishtueshme, por Paris po arrin në përfundimin se mund të mos e shohë më kurrë Diamond e saj të dashur. Ajo është zemërthyer," tha ai.

Trashëgimtarja e hotelit, 41 vjeçare, e fotografuar me Diamond Baby, bëri thirrjen e saj për të gjetur chihuahua-n gjashtëvjeçare, të cilën ajo e përshkroi si "vajzën e saj".

Ajo punësoi gjithashtu një firmë që operonte me drone dhe një ushtri detektivësh kafshësh shtëpiake, psikikë dhe gjurmues profesionistë të qenve për të pastruar tokën rreth rezidencës së saj në Mulholland Estates.

 “Që nga fillimi frika ka qenë gjithmonë se, për shkak të terrenit, Diamond Baby mund të ketë rënë viktimë e kojotave të egra. Ka pasur një valë rekord të nxehtit në Los Angelos dhe kojotët po vijnë në lagjet e banuara duke kërkuar ushqim dhe ujë. Ata janë të uritur," tha më tej burimi.

Hilton thuhet se "nuk ka hequr dorë nga shpresa" për foshnjën e saj, e cila jetonte në një "rezidencë qensh" prej 280,000 £ dhe mbante një jakë prej 35,000 £ të veshur me diamant.

“Ajo është zemërthyer, por kurrë nuk do të heqë dorë nga Diamond Baby”, tha një mik i familjes.