Aksident në aksin “Maminas-Marikaj”, makina përplas 3 vjeçarin

Aksident i rëndë në Durrës. Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.