Trepçja: Jemi kundër arrestimit dhe njollosjes së mjekëve, ka shpëtuar me qindra jetë njerëzore
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dritan Trepçja nga Urdhri i Mjekut u shpreh se çdo person që i vendos pranga një mjeku ka shpëtuar qindra jetë njerëzore.
Sipas tij, shumë herë janë njollosur mjekët edhe pse kanë dalë të pafajshëm dhe se urdhri i mjekët është kundër arrestimeve të tilla.
Trepçja: Çdo person që i vendos pranga një mjeku, duhet të kuptuar se ai ka sakrifikuar nga jeta e tij dhe ka shpëtuar qindra jetë njerëzore. Ai vendoset para një akuze dhe ka pasur raste që mjekët kanë dalë të pafajshëm. Prandaj ne jemi kundër arrestimit të mjekëve, aq më tepër në detyrë.
Duke u nisur nga ky rast në si Urdhër kemi institucionet dhe trupën gjykuese tonën. Nëse ka pasur kallëzime pranë nesh, që nuk ka pasur kallëzime sidomos lidhur me procesin e mitmarrjes. Ne nuk bashkëpunojmë aspak me policinë për raste të tilla.

