Energjia më shtrenjtë nga 1 tetori, Tabaku: ERE formalizoi vendimin e qeverisë, pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit
Nga 1 tetori, të gjithë konsumatorët që do të shpenzojnë më shumë se 800 kWh, pjesën shtesë do ta paguajnë me çmimin e tregut. Çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh, nga 9.5 lekë, që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë.
Vendimi u mor nga Enti Rregullator i Energjisë me 23 shtator por deputetja Jorida Tabaku thotë se Enti vetëm formalizoi një vendim që ishte marrë paraprakisht nga qeveria dhe e që e gjen terësisht abuziv.
Tabaku: Vendimi ishte abuziv sepse ishte praprakisht një vendim i marrë nga qeveria. ERE thjesht formalizoi një vendim që i kishte ardhur nga KESH për rritjen e çmimit të energjisë të pajustifikuar.
E ftuar në Rtv Ora përballë gazetares Beti Njuma, ajo deklaroi se tregu shqipar ka potencialpër të mos e rritur çmimin dhe ky vendim abuziv që do marrë nga familjet e mesme 25 mln euro nuk do të bëjë asnjë ndryshim në sektorin e energjisë.
Tabaku: Sektori i energjisë ka marrë 500 mln euro pëer të marrë kredi ndërsa në bursa nuk duhet si do shkojë çmimi. Nga e premtja deri sot ka rënë me 7%.
Ajo thotë se vendimi është pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit.
Tabaku: Qeveria shqiptare ka pasur një abuzim të jashtëzakonshëm vitin e kaluar në gusht, korrik dhe shator me shitblerjen e energjisë dhe ky abuzim, shitja në momentin kur çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare ishte më i ulët dhe blerja me çmime më të larta ka sjellë një situatë problematike në financat e kompanisë dhe sot ndodhemi në rrezikun e sigurimit të energjisë elektrike. HEC-et private sot prodhojnë 40% të gjithë prodhimit vendas.Prodhimi i vendit e mbulon konsumin e vendit dhe nuk kishim nevojë ti drejtoheshim tregjeve të jashtme. Është problem menaxhimi dhe korrupsioni. Duhet të ishin marrë masat më parë.
Në gjykimin e saj, detyra e parë që qeveria Rama do të duhet të bënte para se të prekte xhepat e qytetarëv, do të ishte ndalimi i pagesave për incineratorët.
Tabaku: Kryetari i bashkisë Tiranë përveç veprës korruptive që ka firmosur është duke paguar një incinerator që nuk ekziston. Është shembulli më flagrant i kapjes së shtetit, ndjej keqardhje që SPAk nuk është duke treguar guxim për të vazhduar hetimet me vendosmëri ashtu si duhet të bënte.
