Ish-këshilltari i Putinit: Askush në Rusi nuk dëshiron të vdesë në Kherson

“Rusët kanë pushuar së qeni qytetarë në kuptimin e gjerë të fjalës, por sigurisht që nuk kanë ndërmend të hyjnë në llogore. Tashmë që në shkurt ka nisur një protestë, e cila në formën e saj më të thjeshtë quhet emigracion. Njerëz që do të radikalizohen kundër atdheut të tyre dhe nuk do të kthehen kurrë më".

Kjo është ajo çka ka thënë, intervistuar nga Corriere della Sera, Gleb Pavlovskij, ish-disident i persekutuar nga BRSS, dhe këshilltar personal i Putinit nga viti 1996 deri në 2011.

"Ka një ndryshim të madh midis Krimesë dhe Kievit në imagjinatëm kolektive ruse dhe për Kherson. Kush dëshiron të vdesë për Kherson? Askush".

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë eliminuar 57 ushtarë rusë dhe 30 automjete në jug të vendit.

Kjo është bërë e ditur nga komanda operative e zonës.

"Situata në zonën operative jugore mbetet e tensionuar, por e kontrolluar. Forcat pushtuese vazhdojnë fushatën dhe masat shtrënguese në kuadër të organizimit të pseudo-referendumit", thuhet në raport.

"Ditën e fundit, forcat ruse filluan katër sulme ajrore në pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontaktit. Pozicioni i Gardës Kombëtare Ruse në Kherson u godit. Selia e njësisë u shkatërrua në zonën Davydiv Brid." - tha komanda operacionale.

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse ka lëshuar 7 raketa dhe 22 sulme ajrore në territorin e Ukrainës: shkruan Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në faqen në Facebook.