Kush është Giorgia Meloni, kandidatja kryesore sipas sondazheve për të qenë Kryeministrja e ardhshme e Italisë
Është e vetmja grua lider e një Partie Politike Europiane (ECR Party) e Partie Politike italiane (Fratelli D'Italia), e synon të jetë e para kryeministre femër në histroinë e republikanizmit italian.
Karizmatike, pasionante, me një karakter të fortë e njohëse e mirë e politikës italiane dhe e mangësive e dobësive të së majtës, janë përshtypjet e para ndërsa dëgjon fjalën e Giorgia Melonit, në një tubim elektoral të militantëve e simpatizantëve të Partisë së saj Fratelli D'Italia.
Një javë nga zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatorit, sipas sondazheve të mbyllura 15 ditë para votës, Giorgia Meloni, kryeson me mbi 25% të preferencës së italianëve me Partinë e saj, e koalicioni i qëndrës së djathtë me mbi 46.5%.
Analistët e politikës italiane janë të dyzuar në atë c'ka mund të konfirmojë ky rezultat. Ka që mendojnë se këto shifra janë të ekzagjeruara e ka të tjerë që komentojnë se fitorja do të jetë më e thellë.
Por një gjë është e sigurt se në këtë fushatë elektorale Giorgia Meloni, kandidatja kryesore për të qënë Kryeministrja e ardhshme e Italisë nuk e ka pasur lojën e lehtë.
Së pari brenda koalicionit të saj i është dashur të ngre zërin për të përcaktuar një princip bazë pa të cilën ajo nuk do të pranonte kurrë të ishte krah Berlusconit e Salvinit.
"Në rast fitoreje të së djathtës kryeministër i ardhshëm do të jetë ai ose ajo që do të marr qoftë një votë më shumë se sa liderët e tjerë të koalicionit."
U pëlqeu apo jo, Silvio Berlusconi i Forza Italia e Matteo Salvini i Lidhjes e pranuan kushtin e saj duke ia njohur këmbënguljen.
Të njëjtën këmbëngulje që për italianët është përkthyer në koheerencë e besim vote, Giorgia Meloni e përdori duke qënë e vetmja forcë politike e cila nuk pranoi të ulet në qeverinë e bashkimit kombëtar drejtuar nga Mario Draghi.
Pasi nuk mund të qeveriste me Partinë Demokratike, me Lëvizjen 5 Yje e me Matteo Renzin, që sipas saj ishin shkaktarët e problematikave madhore të vendit.
E po të njëjtën këmbëngulje Meloni e përdor dhe sot kur deklaron me siguri fitoren e së djathtës e pamundësinë për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike.
Politikisht akuzohet se është mbështetëse e fashizmit musolian, e jo pak herë është sulmuar nga mediat botërore e ato italiane se "do të rikthej fashizmin në Itali."
As fëmijët nuk mund të besojnë një skenar të tillë, aq më tepër kur mendos se flasim për një nga katër ekonomitë më të fuqishme të Europës, vend aleat i Aleancës Atlantike që prej 1949 e një nga themelueset e idesë së Komunitetit Europian.
Por akuzat "si musoliane", nuk dolën nga hiçi e ndoshta haraç i një moseksperience politike që në moshë të re të shtyn të bësh deklarata që më pas pendohesh.
Ishte vitit 1996, as 19 vjece kur Giorgia Meloni do të deklaronte publikisht se "Musolini ishte një politikan i mirë e më i miri në 50 vitet e fundit".
Sot 25 vite pas Meloni shprehet se "e djathta italiane prej dekadash i ka dorëzuar fashizmin historisë" e në këtë fushatë zgjedhjesh zbret në betejën elektorale me slloganin "Të mbrojmë Italinë" e me një program politike me 25 pika ku e para prej të cilave është m brojtja e konceptit të familjes e ndihmës sociale për cdo të sapolidnur.
E familja është dhe një nga pikat politike për të cilat Giorga Meloni sulmohet më shumë nën akuzat e komunitetit LGBT.
"Jemi kundër adoptimeve të fëmijëve nga familje LGBT. Për fëmijët në adoptim duhet nënë , baba e dashuri e stabilitet çifti", ka deklaruar ajo e personazhe të njohur të artit, kulturës e publikut italian kanë kritikuar fort këtë qëndrim poltike duke e konsideruar "i paimagjinueshëm për t'u shprehur në 2022".
Po kush është Giorga Meloni?
45 vjeçe në janar të 2023, gazetare profesioniste, rritur në një lagje popullore romane, e në politikë qysh prej moshës 15 vjeçe, Giorgia Meloni mund të jetë e para Kryeministre femër në historinë e qeverisë italiane.
Në librin autobiografik të saj shkruan se "pas atentatit të vrasjes së Paolo Borsellinos nis impenjmin e saj politik për të kontribuar për një të ardhme ndryshe për vendin e saj".
Më 1996 bëhet drejtuese kombëtare e Aleancës Sutdentore, lëvizjes së të rinjve në Aleanza Nazionale. Më 2006 në moshën 29 vjeçe, zgjidhet deputete për Aleanza Nazionale.
Më 2016 kandidon për bashkinë e Romës pa mundur të fitoj e merr 20.6% të votave e më 2017 zgjidhet lider e Partisë Fratelli D'Italia, lëvizje e krijuar më 2014 së bashku em politikanët Ignazo la Russa e Carlo Crosetto.
Më 2020 zgjidhet Kryetare e Partisë Konservatore e Reformatore Europiane ECR Party e cila përmbledh 40 forca politike europiane.
Gazetare profesionsite, Giorgia meloni është autore e dy librave.

