"Vonesa në Rrugën e Arbërit", Rama: S'u kërkoj falje dibranëve se shkohet e vihet brenda ditës

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën online se shkak për vonesën e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit është një problem gjeologjik në qafën e Murrizit.

Falje dibranëve nuk u kërkoj se shkohet e vihet brenda ditës, tha ai.

"Tani unë vetëm të shkoj dhe ta kap tunelin me grushte se gjë tjetër s’di çtë bëj. Në tunelin e Murrizit ka problem gjeologjik, aty punohet përditë, s’është diçka që mund ta parashikonim.

Situata në punët publike janë të mundura, në tunelin e Llogarasë para pak kohe ka dalë një shpellë, kjo e bën punën më të komplikuar.

Në tunelin e Murrizit ecet me shpejtësinë e breshkës, por ecet, unë s’u kërkoj falje dibranëve sepse sot shkohet e vihet lirish brenda dites. 

Por rrugë të lëna rrugëve si paraardhësi nuk ka me ne, nuk ka me mua, na kanë vonuar rrugët e lëna rrugëve me korrupsion. Ja ku jemi sot dhe do ta përfundojmë rrugën e Arbrit me sesbën," tha ai.