Nafta kontrabantë nga Libia, Rama: Nuk merrem me anije, i takon drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 12:36
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën online i pyetur mbi naftën kontrabantë që u kap disa ditë më parë në portin e Durrësit, u shpreh se nuk i takon atij si çështje, por drejtësisë.
Ndërsa nuk la pa përmendur dhe rolin e medias duke bërë thirrje që të mos dezinfomojë duke vënë gjoba për bizneset dhe autoritetet shtetërore.
"Unë nuk merrem me anije, çështja është një çështje që i takon drejtësisë. Policia ka bërë detyrën e vet, dhe sikur media të bëjë detyrën e vet dhe mos të përdorë fuqinë e saj për të dezinformuar dhe vënë gjoba si për autoritete shtetërore dhe biznesin, do të ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të re," tha ai.
