"Përdorimi i armëve bërthamore", SHBA paralajmëron Putin: Përgjigja do të ishte e menjëhershme

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore ose kimike.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga trupat ruse në konfliktin me Ukrainën ka detyruar Shtëpinë e Bardhë që të reagojë ashpër ndaj shefit të Kremlinit.

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore ose kimike, duke i kërkuar që të mos e bëjë një gjë të tillë, pasi sicc tha ai, nëse do ta bëjë, fytyra e luftës do të ndryshonte.

I pyetur gjatë një interviste për mediat amerikane nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Biden tha se përgjigjja do të ishte e menjëhershme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rusia do të bëjë gjithçka për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë "sa më shpejt të jetë e mundur", por Kievi "refuzon të negociojë", është versioni që Vladimir Putin ka nxjerrë në pah së fundmi gjatë një deklarate në Samarkand të Uzbekistanit.

Përgjigja e Kievit erdhi nga këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podolyak, i cili theksoi se zgjidhja e konfliktit është jashtëzakonisht e thjeshtë dhe vetëm një: Tërheqja e menjëhershme e trupave ruse nga i gjithë territori ukrainas.

Por Putin nuk tërhiqet dhe thotë se Rusia synon të vazhdojë me luftën, pavarësisht përparimit të bërë nga Kievi, duke shtuar se plani i operacionit special ushtarak rus në Ukrainë "uk i nënshtrohet rregullimeve,  ndajRusia nuk po nxiton.

Ndërkohë të paktën dy sulme të reja ruse goditën qytetin Kharkiv të premten, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë kontrollin mbi territoret e çliruara nga forcat ruse.

Nuk raportohet për viktima, por të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre 2 fëmijë.