VIDEO/ David Beckam 13 orë në rradhë për të nderuar Mbretëreshën: Jam rritur nga familje mbretërore
Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, i bëri nderimet e tij mbretëreshës Elizabeth II të premten pasdite, pasi qëndroi në radhë për rreth 13 orë krah anëtarëve të tjerë të publikut.
Ylli i futbollit është parë brenda sallës Westminster, ku ndodhej trupi i monarkes së ndjerë.
Duke folur me gazetarët ndërsa ishte ende në radhë më herët të premten, Beckham tha se kishte pritur për më shumë se 12 orë.
“Të gjithë duam të jemi këtu së bashku, të gjithë duam të përjetojmë diçka ku festojmë jetën e mrekullueshme të mbretëreshës sonë”, tha Beckham.
Duke folur me një gazetar nga ITV Neës, Beckham tha se ai "u rrit në një familje mbretërore" dhe kishte ardhur në emër të gjyshërve të tij, të cilët ai tha se do të ishin në radhë nëse do të ishin ende gjallë.
Beckham tregoi se sa me fat ishte që kishte takuar Mbretëreshën në disa raste, duke theksuar nderin që ndjente të luante për ekipin kombëtar anglez të futbollit.
