Mcdonald's mbyll të gjitha restorantet e tij në Britani për funeralin e Mbretëreshës
McDonald's ka njoftuar se të gjitha restorantet e tij në Mbretërinë e Bashkuar do të mbyllen të hënën më 19 shtator për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Një zëdhënës i McDonald's i tha BBC-së se ata morën vendimin për të mbyllur restorantet pasi duan të lejojnë njerëzit të bëjnë nderimet e tyre në mënyrën që ata zgjedhin.
Zinxhirë të tjerë të ushqimit të shpejtë po marrin qasje të ndryshme. Domino's i tha BBC-së se dyqanet e saj do të hapen në orën 12:00 të së hënës, pasi ceremonia të ketë përfunduar.
Qeveria këshillon në faqen e saj të internetit se një gjë e tillë do t'i lejojë individët, bizneset dhe organizatat e tjera t'i bëjnë nderimet e tyre Madhërisë së Saj dhe të përkujtojnë mbretërimin e saj duke shënuar ditën e fundit të periudhës së zisë kombëtare.
Cineëorld ka thënë gjithashtu se do të mbyllë të gjitha kinematë e saj në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e funeralit shtetëror.
Kompania ka 128 kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
