Draghi jep 5 mln euro për të mbështetur të prekurit nga moti i keq në Italinë qendrore
Kryeministri italian Mario Draghi njoftoi pak kohë më parë se qeveria e tij do të ndajë menjëherë 5 milionë euro për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet në Italinë qendrore.
“I falenderoj sinqerisht të gjithë, nga Mbrojtja Civile te zjarrfikësit dhe vullnetarët”, tha Draghi, i cili ka udhëtuar drejt rajonit të Marche për të parë vetë shkallën e dëmit.
Moti i keq ka gjunjëzuar Marche, duke shkaktuar nëntë të vdekur dhe katër të zhdukur në provincën e Ankonës.
Ka katër viktima në Ostra, një në Senigallia, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ku janë ende tre të zhdukur, mes tyre dy fëmijë të mitur.
Të paktën 50 të plagosur kanë shkuar në spitalet në rajon.
Aktualisht ka qindra persona të zhvendosur në zonat e prekura nga urgjenca.
Bashkia e Cantiano-s, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, është ende e izoluar, ku reshjet e dendura të shiut i kanë shndërruar rrugët në përrenj të vërtetë dhe kanë tërhequr zvarrë makinat.
Lumi Misa vërshoi në Senigallia. Dhjetëra persona që u strehuan në çatitë e shtëpive dhe pemëve u shpëtuan nga zjarrfikësit në aksion.
#Maltempo #Marche, la ricognizione aerea dell’elicottero dei #vigilidelfuoco del reparto volo di Pescara sulle aree alluvionate di #Senigallia (AN) #16settembre pic.twitter.com/vOzmav8unM
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) September 16, 2022
