“Rusia sponsorizon terrorizmin”, Zelensky: Mungesa e një vendimi të tillë, “tradhti” ndaj viktimave

Për Presiodentin e Ukrainës Volodimir Zelenski është e papranueshme fakti që komuniteti global nuk e ka shpallur ende rusinë një shtet që po sponsorizon terrorrizmin. Sipas shefit të Kievit mungesa e një vendimi të tillë është e barabartë me një “tradhti” ndaj të gjithë atyre që humbën jetën gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri përsëri thirrje të premten komunitetit global që ta njohë Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit pas zbulimit të një varri masiv në Izium, në verilindje të Ukrainës.

Presidenti Zelensky tha se mungesa e një vendimi të tillë do të ishte e barabartë me një “tradhti” ndaj të gjithë atyre që vdiqën në territoret e pushtuara nga Rusia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sakaq pas zbulimit të varrit masiv me mbi 440 kufoma në një pyll në periferi të Izyum, një qytet i çliruar nga pushtimi rus pak ditë më parë, dalin detaje rrëqethëse.

Ka qindra trupa ‘me shenja torture, të qëlluar, të vrarë nga granatimet - tha Presidenti Zelensky, duke shtuar se ka edhe fëmijë, viktima të sulmeve me raketa, si dhe ushtarë ukrainas.

"Në vende të tjera në të njëjtin rajon, atë të Kharkiv, u gjetën dhjetë "dhoma torturash", tha policia.

Shtëpia e Bardhë komentoi të dhënat e fundit nga Ukraina për zbulimin e një varreze masive që është gjetur në një zonë të çliruar së fundmi nga pushtimi rus.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha të premten në Uashington se “raportet që po shohim në përgjithësi flasin për më shumë se 440 varre, ku thuhet se përfshihen civilë.

"Është e tmerrshme. Është e neveritshme. Dhe fatkeqësisht, është në përputhje me llojin brutalitetit me të cilin forcat ruse kanë ndjekur penalisht këtë luftë kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim në mënyrë aktive përpjekjet për të dokumentuar krimet e luftës dhe mizoritë që forcat ruse kryejnë në Ukrainë dhe për të ndihmuar përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të identifikuar dhe mbajtur rusët përgjegjës,” tha ai.