Zjarri gjigand shkrumbon rrokaqiellin kinez, brenda ndodhet edhe China Telecom
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një rrokaqiell në qytetin kinez Changsha, me numrin e viktimave të panjohura për momentin.
Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale e gjithë ndërtesa shihet të përfshihet nga flakët me tym të zi që ngrihet në distancë.
Transmetuesi shtetëror ka raportuar për incidentin, duke deklaruar: "Nga vendi po del një tym i dendur dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht. Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në vendngjarje”.
Është zbuluar gjithashtu se rrokaqiell strehon një zyrë të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit, China Telecom.
Pamjet e mëtejshme të lëshuara nga një media lokale e lajmeve duket se tregojnë se njëra anë e ndërtesës është bërë e zezë nga flakët dhe tymi, ndërsa njerëzit brenda ndërtesës kërkojnë të shpëtojnë.
Një deklaratë e China Telecom e raportuar nga agjencia e lajmeve AFP thoshte:
"Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme, zjarri në kullën tonë të komunikimit nr. 2 në Changsha është shuar. Nuk ka viktima ende dhe komunikimet nuk janë ndërprerë.”
