U veshën si gra dhe grabitën sende deri në 300 mijë euro në tren, kapet banda e hajdutëve në Francë

Një bandë hajdutësh që dyshohet se vodhën sende me vlerë 300,000 euro  nga pasagjerët e klasit të parë në trenat francezë është kapur.

Mendohet se ata vodhën bagazhet e pasagjerëve pasi ishin ulur pranë tyre në trenat me shpejtësi të lartë që kalonin vendin.

Një burrë, 57 vjeç, thuhet se ishte veshur si grua, me paruke e fustan.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai dhe dy burra të tjerë, 47 dhe 40 vjeç, kanë pranuar se kanë kryer vjedhjet gjatë pesë deri në gjashtë vjet, thonë mediat franceze.

Ata besohet se kanë ruajtur mallrat e vjedhura në një banesë në qytetin jugor të Marsejës.

Ata hidheshin në sulm për të vjedhur sendet kur pasagjerët viktima zbrisnin nga treni për të pushuar apo kur shkonin në tualet.

Policia u alarmua për herë të parë në prill kur një pasagjer raportoi vjedhjen e një çantë që përmbante bizhuteri me vlerë 50,000 euro, thonë mediat lokale.

Katër muaj më vonë, policia zbuloi një grumbull mallrash të vjedhura në banesën e Marsejës.

Artikujt përfshinin 130,000 € në para, një orë 70,000 €, çanta dore, këpucë, kamera dhe stoli.

Policia lokale beson se më shumë se 100 njerëzve u janë vjedhur sende dhe po përpiqen të gjurmojnë pasagjerët që ishin në shënjestër të trenave që udhëtonin midis Parisit, Gjenevës dhe Nisë.

Burrat përballen me deri në shtatë vjet burg nëse shpallen fajtor.