Sarandë, mbytet në det 59-vjeçari nga Librazhdi

Një 59-vjeçar është mbytur në det në Sarandë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë.

"Dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd" .

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.