Televizionin shtetëror iranian: Mbretëresha Elisabet kriminele lufte njëlloj si Adolf Hitler

Televizioni shtetëror iranian e ka quajtur mbretëreshën "një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit" dhe e ka krahasuar atë me diktatorin nazist Adolf Hitler.

Irani është një nga vendet e pakta që nuk ka ofruar një mesazh zyrtar ngushëllimi për vdekjen e Mbretëreshës.

Elizabet II vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator dhe që prej vdekjes së saj, homazhe dhe mesazhe kanë ardhur nga e gjithë bota, por jo nga Irani.

Edhe presidenti rus Vladimir Putin mori kohë nga orari i tij dhe lufta në Ukrainë për t'i dërguar një mesazh Mbretit të ri, Charles III.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi nuk është ftuar, megjithatë, dhe vetëm një ambasador nga kombi është kërkuar të marrë pjesë.

Televizioni shtetëror iranian tha se vdekja e Mbretëreshës ishte 'konsideruar një lajm i mirë për njerëzit e shtypur në botë' në një edicion special për të shënuar vdekjen e saj.

Prezantuesi e televizionit Pejman Karimi tha se ajo la pas një krim, neveri dhe fëlliqësi, ndërsa Foad Izadi i Universitetit të Teheranit gjithashtu shfrytëzoi rastin për të sulmua mbretëreshën e ndjerë, si një kriminelët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit dhe e krahasoi atë me Adolf Hitlerin.

Funerali i Mbretëreshës është planifikuar për në 19 shtator dhe do të marrin pjesë udhëheqës dhe personalitete nga e gjithë bota.