Miliarderi fal pasurinë për mbrojtjen e natyrës, gati 100 mln dollarë në vit

Themeluesi i “Patagonia”  miliarderi i kompanisë amerikane të shitjeve me pakicë thotë se do të japë  kompaninë e tij për një fond bamirësie

Yvon Chouinard tha se sipas strukturës së re çdo fitim që nuk riinvestohet në drejtimin e biznesit do të shkonte për të luftuar ndryshimet klimatike.

Kjo vlerë do të arrijë në rreth 100 milionë dollarë (86 milionë dollarë) në vit.

Kompania brand e markës Amerikane “Patagonia” të prodhimit të veshjeve dhe dizajnit, përfshirë ndër 10-shet më të fuqishme të tregut botëror.

E themeluar në vitin 1973, të ardhurat e saj janë vlerësuar  1.5 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa pasuria neto e zotit Chouinard mendohet të jetë 1.2 miliardë dollarë.

"Megjithë pafundësinë e saj, burimet e Tokës nuk janë të pafundme dhe është e qartë se ne i kemi tejkaluar kufijtë"  tha sipërmarrësi për vendimin e tij për të hequr dorë nga pronësia.