Ky është foshnja e parë që lindi nën Mbretin Charles III
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2022, 22:16
Foshnja e parë që lindi nën Mbretin Charles III erdhi më pak se 15 minuta pasi mbretëresha vdiq.
Rebecca Allen, 29 vjeç dhe Adam Walker, 31 vjeç, prindër për herë të parë u kënaqën kur djali i tyre i vogël Giorgio Nikolas Walker lindi të enjten e kaluar në Spitalin Universitar Coventry.
Megjithatë, infermieret kishin detyrën për të informuar prindërit për vdekjen e Mbretëreshës.
Ishte vetëm 14 minuta pasi kryeministrja Liz Truss njoftoi se Mbretëresha kishte vdekur në Kalanë Balmoral.
Djali është një nga foshnjat e para që ka lindur zyrtarisht në epokën e dytë të Karolit - termi i përdorur për të përshkruar mbretërimin e mbretit Charles III.

