Olaf Scholz thotë se Vladimir Putin nuk e sheh luftën si gabim

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e kupton se pushtimi i Ukrainës është një gabim, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi liderët folën në telefon të martën.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, Scholz tha se ai i kërkoi Putinit të tërheqë trupat dhe të rihyjë në bisedimet me Ukrainën gjatë telefonatës 90-minutëshe.

Ai bëri thirrje që Rusia të respektojë sovranitetin e Ukrainës.

Kancelari është vënë nën presion për të rritur mbështetjen ushtarake për Kievin.

Scholz tha se tërheqja e trupave ruse nga Ukraina do të ishte mënyra e vetme që "paqja të ketë një shans në rajon".

Megjithëse ai tha se Putin "për fat të keq" nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij për pushtimin, Scholz theksoi rëndësinë e vazhdimit të bisedës me të.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka sfiduar qasjen e gjatë diplomatike të Berlinit ndaj Moskës – tek nafta dhe gazi i së cilës është mbështetur së fundmi ekonomia e saj.

Dhe në fillim të këtij viti, Scholz ndryshoi një politikë gjermane të kufizimit ushtarak prej dekadash duke njoftuar se vendi do të kërkonte të shpenzonte 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake, në përputhje me objektivat e NATO-s.