"Mbijetoni për 6 muaj në luftë që t'ju falim dënimin", Rusia tani me sytë nga abuzuesit seksualë

Një ndër drejtuesit më të lartë të ushtrisë ruse është filmuar duke u ofruar falje të dënimit kriminelëve dhe abuzuiesëve seksualë të burgosur në një burg rus - nëse mbijetojnë duke luftuar në Ukrainë për gjashtë muaj.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, 61 vjeç, u tha të burgosurve se duhet të sakrifikonin jetën e tyre në rast se do të kapeshin në Ukrainë, duke mbajtur një granatë për armikun dhe një për veten e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Video tregon Prigozhin duke u thënë kriminelëve se mund të bëhen heronj lufte ose të pushkatohen si dezertorë, ndërsa Kremlini rrit rekrutimin e të burgosurve pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër ushtrisë së Ukrainës në lindje.

Vrasësve, abuzuesve seksualë dhe hajdutëve u ofrohet liri e menjëhershme dhe një falje nga Kremlini nëse mbijetojnë gjashtë muaj në vijën e parë të luftës së përgjakshme.

"Ata që vdesin do të varrosen 'si heronj'," u thotë ai, shkruan Daily Mail.