Mrekulli/ Ekipi nxjerr gjallë foshnjën nga rrënojat e ndërtesës në Jordani (VIDEO)
Nga Ora News Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 14:07
Një foshnjë është nxjerrë gjallë dhe për fat pa lëndime nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Jordani.
Foshnja vetëm 4 muajshe, u nxorr të mërkurën nga ekipi i shpëtimit.
Media shtetërore tha se të paktën nëntë persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të zhdukur të mërkurën, një ditë pasi ndërtesa katërkatëshe u shemb në kryeqytetin jordanez.
Autoritetet thanë se 10 persona të tjerë u plagosën.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës.
