Adoleshentja vrau përdhunuesin, 15 vjeçarja duhet ti paguajë familjes së tij 150 mijë $ dëmshpërblim

Një adoleshente është urdhëruar të dëmshpërblejë familjen e një burri që ajo vrau, me 150 mijë dollarë që ajo vrau, pasi ai abuzoi seksualisht me të.

Pieper Lewis, 17 vjeç, u akuzua për vrasjen me thikë Zachary Brooks, 37 vjeç, kur ajo ishte 15 vjeç.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orët e para të 1 qershorit 2020, në një apartament në Des Moines, Iowa, SHBA.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vitin e kaluar, Leëis u deklarua fajtor për vrasje me dashje dhe plagosje me dashje me pasojë vdekjen, pasi ishte mbajtur në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur të Kontesë Polk për dy vitet e fundit.

Të martën, gjykatësi David M. Porter i Gjykatës së Qarkut Polk, e dënoi Lewis-in me pesë vjet lirim me kusht.

Gjykatësi e shtyu dënimin e saj, që do të thotë se Lewis mund të përballet me deri në 20 vjet burg nëse ajo shkel dënimin e saj me kusht.

Ajo gjithashtu u urdhërua të vendoset në një strukturë rezidenciale të quajtur Fresh Start Women's Center në Des Moines, ku Lewis duhet të mbajë një pajisje gjurmuese GPS.

Ajo u urdhërua gjithashtu të kryente 200 orë shërbim në komunitet çdo vit për tre vjet.

Për më tepër, gjykatësi tha se ajo duhet të paguajë 150,000 dollarë si kompensim për familjen e Brooks.

Në vendimin e dënimit, Mattheë S. Sheeley, një ndihmës mbrojtës publik shtetëror dhe një nga avokatët e Leëis, sugjeroi se arsyeja që ajo e goditi Brooks 30 herë ishte sepse "ajo ishte vënë në një situatë trafikimi njerëzor".

Lewis tha se ishte penduar që i mori jetën një personi dhe pranoi se kishte kryer një krim.

Ajo i tha gjykatësit para dënimit të saj se nuk kishte qëllim që t'i merrte jetën dikujt, por rrethanat e shtynë drejt saj.