Makina përplaset me karrocën në aksin Korçë-Voskopojë, dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2022, 20:37
Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë.
Shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin "Ford", është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip "Ford", shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

