Makinat u bën shoshë në autostradë, dy shqiptarë humbin jetën në një aksident rrugor në Francë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2022, 18:59
Dy shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në Francë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në Évires, Fillière.
Pak para orës 11:30, dy makina u përplasën në urën që kalon në autostradën A410.
Sipas elementeve të para, humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve ka qenë shkak i aksidentit.
Duke hyrë në korsinë e kundërt, mjeti është përplasur nga një makinë që po afrohej.
Përplasja anësore ishte jashtëzakonisht e dhunshme. Dy shqiptarët që udhëtonin në mjetin e parë, të moshës 33 dhe 43 vjeç, kanë mbetur të vdekur në vend.
Në makinën e dytë është plagosur lehtë një 33-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të cilët u dërguan në spital për mjekim.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.




