Itali/ Hyjnë në fuqi rregullat e reja për turistët rusë, masa shtrënguese dhe pagesë ekstra
Në Itali ka hyrë në fuqi normativa europiane për limitimin e lëvizjes së turistëve rusë brenda territorit të Bashkimit Europian.
Këshilli i Europës ka pezulluar totalisht marrëveshjen BE-Rusi për lehtësimin e regjimit të vizave me afat të shkurtër për qytetarët rusë në Europë, me pasojë hyrjen në fuqi të dispozitave të përgjithshme të Kodit të Vizave.
Për të hyrë në Itali e në territorin e BE në përgjithësi, qytetarët rusë duhet të prezantojnë dokumentet e domosdoshme shtesë për marrjen e vizës, norma më shtrënguese për vizat shumëhyrës, një shtesë nga 35 euro në 80 euro të kostos së marrjes së saj, si dhe kohën e duhur të pritjes për pajisjen me vizë.
Për turizmin italian Rusia ishte tregu i dhjetë i mbërritjes së turistëve dhe i teti për nga numri i përgjithshëm i pranisë së tyre, me një pikë kulmore me rreth 8 milionë rusë regjistruar më 2013.
Më 2019 në Itali kanë hyrë 1.8 milionë turistë rusë e sipas Bankës Italiane, kanë shpenzuar rreth 1 miliardë euro e baraz me 2.2% të shpenzimeve të përgjithshme të turistëve të huaj që mbërritën gjatë këtij viti.
Pra një fetë e mirë e prurjes ekonomike për turizmin në Itali që pas hyrjes në fuqi të rregullave të regjimit të vizave në BE, do t'i sjell një humbje këtij sektori.
Ata që do humbasin më shumë do të jenë qytetet e artit pasi vitet e fundi turistët rusë, preferonin në Itali destinacionet kulturore e që përbënte 59% të shpenzimeve të përgjithsme të tyre. Ndërsa lokalitet e bregdetit zinin vetëm 27% të prenotimeve të tyre.
Gjithashtu për tregun turistik italianë rusët ishin klientët më të mirë që sipas analizës së Banka Italia harxhonin mesatarisht 145.6 euro në ditë e shumë më tepër se turisti gjerman që harxhon 89 euro në ditë, ai amerikan me 140.2 euro, por pas japonezëve me 232,4, kanadezët me 152,6 e kinezët me 150,9 euro.
Por Italia si dhe BE, do të qëndroj e hapur për gazetarët rusë, për dezidentët, përfaqësuesit shoqërisë civile e familjarët e atyre që janë rezidentë në territorin europian.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkangjitur me linkun e artikullit origjinal.

