Tragjedi në Itali/ 4 vjeçarja humb jetën nga etja, u bllokua për 10 ditë në një varkë në det

Një vajzë vetëm 4 vjeç ka vdekur në mënyrë tragjike nga etja pasi varka në të cilën ndodhej mbeti në det për 10 ditë.

Vajza me origjinë iranianë, e cila ishte refugjate ndodhej në varkë sëbashku me prindërit, motrën e saj dhe rreth 60 persona të tjerë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ata ishin nisur nga Libani për një jetë më të mirë në Europë.

"Anija ishte në zonën Sar (Kërkim dhe shpëtim) ​​të Maltës - shpjegon aktivisti Noëal Soufi, i cili mori SOS, dhe menjëherë njoftova autoritetet e Valettës. Pas një dite më thanë se po afrohej një anije:

“Shpëtimi është vetëm çështje kohe”, më thanë”. Por kjo nuk ndodhi. Varka kishte filluar të fundosej," tha ai.

Ata u shpëtuan rastëtsisht nga një anije mallrash, por për vajzën e vogël nuk kishte më shpresë.

Ajo kishte vdekur tashmë nga mungesa e ujit të pijshëm. Motra e saj u shtrua gjithashtu në spital asi kishte konsumuar ujë të kripur me tepricë për të shuar etjen, shkruan media italiane.