Plas sërish në Nagorno-Karnabak/ Luftime vdekjeprurëse mes Armenisë dhe Azerbajxhanit gjatë natës

Konflikti i heshtur në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë rinisur mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar disa viktima nga radhët e forcave azere. Armenia akuzoi Azerbajxhanin se provokoi të shtënat me armë zjarri.

Përleshjet dhjetëra vjeçare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit rinisën në orët e para të së martës.

Sipas Ministrisë armene të Mbrojtjes të shtënat nisën si pasojë e provokimeve nga pala azerbajxhane.

Armenia tha se forcat e Jerevanit iu përgjigjën Azerbajxhanit në mënyrë proporcionale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit të së martës ka nisur një armëpushim pas një marrëveshjeje mes dy kryeqyteteve.

Përleshjet mbi 40-vjeçare janë shkaktuar për shkak të territorit të diskutueshëm Nagorno-Karabak.

Azerbajxhani, i cili rivendosi kontrollin e plotë mbi këtë territor  në një konflikt gjashtëjavor në vitin 2020, pranoi disa viktima në mes të forcave të tij, ndërsa Armenia raportoi rreth 50 humbje jete nga forcat e veta.

Qeveria armene tha se do të përdorte një marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë ku do t’i apelonte bllokut të sigurisë të udhëhequr nga Moska, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, si dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përveç presidentit rus Vladimir Putin, kryeministri armen, Nikol Pashinjan ka telefonuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, për të diskutuar situatën.

Konflikti shpërtheu për herë të parë në fund të viteve 1980, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabkah i njohur prej ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene.

Azerbajxhani i rifitoi territoret në 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

Udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar disa herë që atëherë për të arritur një traktat që synon të vendosë një paqe të qëndrueshme.