Turi ballkanik i Erdoganit, vizitoi Sarajavën, Beogadin dhe Zagrebin

Presidenti turk Erdogan përfundoi këtë të enjte turin e tij treditor ballkanik. Ai ndaloi në Sarajevë së pari, më pas në Beograd dhe Zagreb, ku u fokusua te zhvillimet e rëndësishme rajonale në takimet dypalëshe. Nga Beogradi ai u ofrua si palë për zgjidhjen e njohjes së Kosovës nga Serbia.

Shefi i qeverisë turke Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Zagreb këtë të enjte në kuadër të turit të tij ballkanik.

Pas Sarajevës dhe Beogradit, Erdogani zbriti në Zagreb për të diskutuar mbi çështjet dypalëshe dhe ato të rajonit me kryeministrin dhe presidentin kroat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shefi i qeverisë turke e nisi turin e tij të martën. Ai mbërriti në Sarajevë në fillim ku njoftoi se boshnjakët do të udhëtojnë pa pasaporta në drejtim të Turqisë.

Bosnja është sot një pikë nevralgjike e Ballkanit, ku separatizmi që duan të bëjnë serbët, mund të kthehet në një fushëbetejë në Ballkan.

Më pas Erdogani do të mbërrinte në Beograd ku nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për të forcuar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Turqia u ofrua gjithashtu për të qenë palë në zgjidhjen e njohjes së Kosovës nga Serbia.

Ballkani është me rëndësi të madhe për Turqinë jo vetëm për arsye politike, ekonomike dhe gjeografike, por edhe për lidhjet historike dhe kulturore që ka me rajonin.

Turi ballkanik i Erdoganit, vizitoi Sarajavën, Beogadin dhe Zagrebin Turi ballkanik i Erdoganit, vizitoi Sarajavën, Beogadin dhe Zagrebin