“Njëri e mbante të lidhur e tjetri e rrihte, si u vra biznesmeni shqiptar në Greqi
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi Xhani Topalli nga pronari grek i një hoteli dhe djali i tij.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi prej 75 mijë euro që autori i kishte viktimës.
Topalli shkonte çdo muaj në hotelin e tij për të marrë këste të vogla të borzhin ndërsa herën e fundit duket se gjithçka përfundoi me vrasjen makabre.
“Sot jemi në pritje të kopjeve të shkresave të lëndës. Qëndrimi i familjes është se të dy ishin të përfshirë në vrasje.
Pesha trupore e autorëve në raport me viktimën e bën të pamundur që ta vinin në kontroll atë.
Këtë e vërteton edhe raporti i mjekut mjekësor. Ishin goditjet në kokë që rezultuan fatale.
Njëri e mbante të lidhur me litar dhe tjetri e rrihte ”, ka thënë avokati i familjes, Minas Tserkis për median greke.
Biznesmeni u raportua si u zhdukur më 28 gusht, ndërsa 1 javë më pas pronari i hotelit pranoi autorësinë e krimit.
