Adoleshentja sjell në jetë binjakët nga baballarë të ndryshëm: Bëra seks me dy burra në një ditë

Një grua ka sjellë në jetë binjakë nga dy baballarë të ndryshëm.

Adoleshentja është nga qyteti i Mineiros në Portugali dhe mirëpriti dy djemtë e saj në botë së fundmi.

19-vjeçarja tha se ishte e habitur kur testet e ADN-së nga burri që supozohej se ishte babai i tyre dolën pozitive, por vetëm për një nga fëmijët.

Ajo shpjegoi për mediat lokale se më parë kishte bërë seks me dy meshkuj në të njëjtën ditë.

“Mu kujtua se kisha bërë seks me një burrë tjetër dhe e thirra për të bërë testin, i cili rezultoi pozitiv”, tha ajo.

"Unë u befasova nga rezultatet. Nuk e dija se kjo mund të ndodhte dhe foshnjat janë shumë të ngjashme."

Mendohet se është rasti i 20-të i super-fekondimit hetero-parental i regjistruar ndonjëherë në botë.

Por pavarësisht se foshnjat kanë baballarë të ndryshëm, kuptohet se vetëm njëri prej tyre do të jetë i regjistruar në certifikatën e lindjes.

Mamaja e re shtoi: “Ai kujdeset për të dy, më ndihmon shumë dhe u jep të gjithë mbështetjen e nevojshme që duhet”.

Doktor Tulio Jorge Franco është një ekspert në këtë fushë dhe dha disa njohuri se si mund të ndodhë një shtatzëni e tillë, duke thënë se mund të jenë fekonduar dy vezë të ndryshme nga dy burra të ndryshëm.

“Fëmijët ndajnë materialin gjenetik të nënës, por ato rriten në placenta të ndryshme. Është jashtëzakonisht e rrallë. Ndodh një në një milion. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të shihja një rast të tillë në jetën time." – tha ai.