Me vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth ndryshojnë dhe titujt mbretërorë

Me vdekjen e mbretëreshës Elisabeth, tanimë do të ndryshojnë dhe titujt për anëtarët e familjes mbretërore.

Archie dhe Lilibet, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, tani kanë të drejtë të quhen princ dhe princeshë.

Ata mund t'i marrin ato tituj si fëmijët e djalit të monarkut të ri.

Mungesa e titujve mbretërorë u ngrit si një çështje debati në intervistën televizive të Princit Harry dhe Meghan me Oprah Winfrey.

Por dy fëmijët tashmë mund të jenë princ dhe princeshë, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim nëse titujt do të përdoren.

Nga ana tjetër tjera Princi William dhe Kate tani janë Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit.