Mësuesi akuzohet për përdhunimin e nxënëses së tij 12-vjeçare, prokuroria i dërgon fletën e arrestit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 15:08
Një mësues në provincën e Beneventos në Itali është akuzuar për përdhunim ndaj nxënëses së tij 12-vjeçare.
Drejtori i shkollës dhe prindërit e 12-vjeçares u ankuan lidhur me rastin në fjalë.
Në fund të marsit të kaluar nisën hetimet, pas ngritjes së shqetësimeve për ngjarjen e ndodhur.
Prokurori i Beneventos, ka kërkuar arrestimin e tij. Të akuzuarit iu dërgua fleta e arrestit.
Mësuesi, i cili jep mësim në një shkollë të mesme të ulët, akuzohet për veprën penale të dhunës së rëndë seksuale.
