Gjendet trupi dhe pajisjet e një ushtari austro-hungarez të Luftës së Parë Botërore
Janë gjetur trupi dhe pajisjet e një ushtari austro-hungarez të Luftës së Parë Botërore në akullnajat Adamello.
Zbulimi u bë në Crozzon di Lares , në rreth 3100 metra mbi nivelin e detit.
Anëtarët e stacionit të Carisolos me ushtarët e shpëtimit malor të Madonna di Campiglio dhe stafi i Mbikëqyrjes së Arkeologjisë shkuan në vendngjarje ku bënë të mundur marrjen e trupit dhe paisjeve.
Operacionet u mbështetën nga njësia e helikopterëve të Krahinës Autonome, e cila parashikonte transportin e personelit dhe pajisjeve të nevojshme.
Trupi u varos në varrezat e Trentos.
Sakaq do të kryhen të gjitha analizat në përpjekje për të arritur në një identifikim, edhe nëse nuk janë gjetur objekte, si pllakë, dokumente apo letra, që mund të ndihmojnë autoritetet.
Zbulimi i trupave të ushtarëve të rënë gjatë luftës është i rrallë, me një mesatare prej një ose dy të regjistruara në vit.
Në të vërtetë, me tërheqjen e akullnajave - të përshpejtuar vitet e fundit - mbetjet e ushtarëve, municionet dhe pajisjet dalin gjithnjë e më shpesh në zonat që ishin skenë e të ashtuquajturës "luftë e bardhë".
Dy vjet më parë, në Crozzon di Lares, u bë zbulimi i një ushtari tjetër, të identifikuar nga dy alpinistë që udhëtonin në zonë. Gjithashtu në vitin 2020, eshtrat e një ushtari tjetër u gjetën në Cornicciolo della Presenza , në 2900 metra mbi nivelin e detit, të mbështjellë me një trengjyrësh./la Repubblica/

