Britania raporton për luftime të ashpra në Ukrainën jugore

Luftimet e ashpra vazhdojnë në pjesën jugore të Ukrainës, duke përfshirë bombardimet në distriktin Enerhodar, pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, tha të premten ministria e mbrojtjes e Britanisë.

Më 1 shtator, Rusia filloi stërvitjet e saj strategjike ushtarake në lindje të vendit, të quajtura stërvitjet "Vostok" që do të përfundojnë më 5 shtator.

Ndërsa Rusia ka pretenduar se 50,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitje, nuk ka gjasa që më shumë se 15,000 personel të përfshihen këtë vit, tha ministria e mbrojtjes e Britanisë.