Sekuestrohen në Arabinë Saudite 47 milionë pilula amfetamine të fshehura në miell

Në Arabinë Saudite janë konfiskuar 47 milionë pilula amfetamine të cilat ishin fshehur në një ngarkesë mielli, në një operacion të përshkruar si tentativa më e madhe për kontrabandë droge për sa i përket kapjes së lëndëve narkotike.

Pilulat u konfiskuan në një magazinë pasi mbërritën përmes portit të kryeqytetit Riad, tha Ministria e Brendshme saudite në një deklaratë të mërkurën.

Sipas një zëdhënësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Kontrollit të Narkotikëve (GDNC) 8 persona u arrestuan si të dyshuar për kontrabandë droge.

GDNC e Arabisë Saudite gjurmoi dërgesën dhe bastisi magazinën, duke arrestuar gjashtë shtetas sirianë dhe dy pakistanezë të dyshuar për kontrabandë droge.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë përballur me masa ligjore dhe janë dërguar në prokurorinë publike”, thuhet në njoftim.

Tabletat e falsifikuara Captagon përmbajnë amfetaminë si dhe kimikate të tjera.

Sekuestrohen në Arabinë Saudite 47 milionë pilula amfetamine

Sekuestrohen në Arabinë Saudite 47 milionë pilula amfetamine