E rëndë në Itali, vajza e dehur tërhiqet zvarrë dhe përdhunohet jashtë klubit

Një vajzë 20-vjeçare italiane raportoi se ishte përdhunuar në orën 3 të mëngjesit në Milano, në zonën Sempione, pasi kishte dalë nga një klub nate.

Sipas raportimeve nga Il Giorno, e reja, e cila kishte pirë shumë, po ecte e vetme drejt shtëpisë kur hasi me sulmuesin, gjithashtu i dehur dhe pak a shumë në të njëjtën moshë, i cili e tërhoqi zvarrë dhe e përdhunoi ndërsa më pas u largua me vrap.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithashtu sipas asaj që raportoi gazeta, vajza ishte hasur me sulmuesin, dyshohet italian, brenda në disko.

E reja nuk i ka të qarta kujtimet, nuk e di nëse ka shkëmbyer disa fjalë me të para dhunës.

Pas ngjarjes dhe arratisjes së burrit, 20-vjeçarja është vënë re nga një djalë teksa po ecte e pavetëdijshme. Ishte ai që ngriti alarmin dhe telefonoi më pas policinë.

Vec dëshmisë së saj janë duke u ekzaminuar dhe pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit.

Vetëm pak ditë më parë, një 16-vjeçare në Itali raportoi se kishte pësuar dhunë seksuale pasi kishte kaluar natën jashtë dhe ishte zgjuar në Piazza Castello.