Fëmija 4-vjeçar shkon me pistoletë të mbushur në shkollë, në pranga i ati
Një fëmijë katër vjeçar shkoi në shkollë me një armë të mbushur, njoftuan autoritetet e Teksasit , disa ditë pas një incidenti në Arizona.
Ditën e djeshme (31 gusht), një oficer policie jashtë detyrës raportoi se " një nxënës 4-vjeçar kishte një pistoletë të mbushur " në shkollën fillore Corpus Christi.
Oficerët e policisë shkuan në shtëpinë e fëmijës dhe identifikuan pronarët e armës, prindërit e tij.
Babai, 30 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vënien në dispozicion të armës së zjarrit për fëmijën, si dhe rrezikimin e një të mituri.
Të shtënat masive me armë zjarri ndodhin shpesh në shkollat amerikane. Në maj, një person i armatosur vrau 19 nxënës të shkollave fillore dhe dy mësues në Uvalde, Teksas.
Të hënën, një nxënës 7-vjeçar shkoi në shkollë në Cochise, Arizona me një armë dhe plumba në çantën e shkollës.
