Po ecnin në trotuar, makina merr përpara këmbësorët, vdes 65-vjeçari shqiptar në Itali
Një 65-vjeçar shqiptar i identifikuar si Q.Z, i cili banonte në Firence, ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik.
Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptari humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, ndërsa po ecte në trotuar.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë dhe një këmbësor tjetër
Dy këmbësorët kanë qenë duke ecur në trotuar në anën e majtë të via Corridoni nga piazza Tanucci në drejtim të piazza Dalmazia, kur një makinë, e cila po vinte në drejtim të kundërt të tyre i ka marrë përpara.
SI pasojë shqiptari humbi jetën ndërsa personi që e shoqëronte ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Shqiptari mësohet se ka humbur jetën në spital.
Sakaq, të plagosur lehtë ka mbetur dhe shoferi që bëri aksidentin. Policia po merret me hetimin e ngjarjes.
