Gruaja lind fëmijë me përdhunuesin e vrasësin serial 40 vite më të madh: S’kanë rëndësi krimet e tij

Një grua që ka lindur një fëmijë me një nga vrasësit serial më të rrezikshëm në botë, i cili ishte 40 vjet më i madh se ajo, tha se nuk i interesonte e kaluara e tij.

Serhiy Tkach, një vrasës serial i quajtur si 'maniaku Polohy', u arrestua në gusht 2005 pas vitesh të tëra kryerjeje të krimeve të tmerrshme.

Ai ishte një hetues policie në Bashkimin Sovjetik, i cili fillimisht punoi në Oblastin e Kemerovës, Siberi, përpara se të detyrohej të jepte dorëheqjen pasi u kap duke falsifikuar provat.

Pasi humbi punën, ai u transferua në Ukrainë në 1982 dhe vazhdoi të punonte si hetues policie, ku përdori përvojën e tij për të mbuluar krimet e tij për më shumë se dy dekada.

Shenjat e para të vrasësit serial ishin zhdukjet e grave dhe vajzave të reja në zonat afër ku punonte Tkach, pasi gratë e moshës nga tetë deri në 18 vjeç përdhunoheshin dhe vriteshin, si dhe sulmoheshin seksualisht pas vdekjes.

Numri i viktimave të konfirmuara të Tkach është 37, por kur u arrestua ai deklaroi se kishte vrarë mbi 100 njerëz dhe kërkoi që të merrte dënimin me vdekje.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, ku u njoh dhe u martua me Elena Bulkina, pavarësisht se ajo ishte 23 vjeçe dhe ai 63 vjeç.

Çifti u shfaq në dokumentarin e Netflix, ku Elena shpjegoi marrëdhënien e tyre, duke thënë se nuk ndjente asnjë faj për krimet e të shoqit.

"Sigurisht që nuk do t'ia uroja këtë askujt dhe nëse do t'i ndodhte familjes time do ta ndëshkoja atë person, por nuk bëra asgjë. Ndjeva lumturi kur kuptova se isha shtatzënë. Unë e doja këtë fëmijë dhe ai e donte këtë fëmijë, por ajo ka lindur në Rusi dhe prindërit e mi dhe zyrtarët nuk më lejojnë ta sjell atë në këtë vend."

Elena shpjegoi se kishte rënë në kontakt me vrasësin serial pasi e kishte parë atë në një intervistë dhe se krimet e tmerrshme që ai kishte kryer 'nuk kishin aq rëndësi për të'.