E rëndë! Një grup personash dhunojnë barbarisht në mes të rrugës 19-vjeçaren (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një grup i përbërë nga 10 djem dhe vajza kanë rrahur brutalisht një vajzë në mes të rrugës.

Pamjet dramatike janë publikuar në rrjetet sociale nga një media britanike, ku dhe ka pasur reagime të shumta nga qytetarët të cilët kanë ngritur shqetësimin se situata në kryeqytetin britanik ka dalë jashtë kontrollit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në jashtë një dyqani gazetash në South Norëood, ndërkohë pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Në video shihet momenti kur grupi i të rinjve rrahin 19-vjeçaren e shtrirë në rrugë. Ata e goditin në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke e bërë për spital, shkruan Daily Mail. 

Ajo aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton ngjarjen.