Sulmohet me armë zjarri selia e Federatës Turke të Futbollit

Një sulm me armë është regjistruar ditën e sotme në Selinë e Federatës Turke të Futbollit.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë sulmuar ndërtesën ndërkohë që po bëhej një takim i bordit të federatës.

Bëhet e ditur se ndërtesa u godit me 7 plumba ndërkaq autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Fatmirësisht nga sulmi nuk pati persona të lënduar dhe ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e autorëve.

TFF nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ngjarjen, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për identifikimin e autorëve, raportojnë mediat e huaja. 

Ekipet kryesore të futbollit në Turqi e dënuan sulmin dhe kërkuan zbardhjen sa më shpejt të tij, si dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.